Arbëri

“Lista Serbe s’do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës”

Lista Serbe, të gjitha vendimet e rëndësishme do t’i merr në konsultim me Qeverinë e Serbisë dhe me shefin e shtetit serb, presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka porositur kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndërkaq, në lidhje me atë se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kjo Listë, në një njoftim të mëhershëm për media, nuk ka dashur të flasë, transmeton Koha.net.

“Përfaqësuesit politikë serbë, duke iu falënderuar rezultateve të arritura të Listës Serbe, më nuk do të mund të trajtohen si dekor. Raporti ndaj akterëve politikë shqiptarë do të varet nga gatishmëria e tyre në hapa të sinqertë drejt përmirësimit të gjendjes së popullit serb”, është thënë në njoftimin për media, raporton mediumi serb, “N1”.

Përveç se do të marrë pjesë në seancën konstituive, nuk dihet se për këtë do të jap votën Lista Serbe.

Ndërkaq, analisti serb Dushan Janjiq, mendon se Kuvendi i Kosovës do të zgjedh vetëm kryetarin e tij, ndërkaq për formimin e Qeverisë, mandatar i të cilit, siç thotë ai, nuk do të jetë Ramush Haradinaj, duhet të pritet deri në shtator.

Sipas tij, Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

“Nëse ata, për çdo vendim do të vijnë në Beograd, dhe këtë edhe do ta bëjnë, këtë s’do ta pranojë asnjë parti politike shqiptare. Mendoj se kjo do t’i shtyjë shqiptarët drejt një koalicioni të gjerë”, mendon Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.