Kosova mund të marrë mësime të mira nga Shqipëria, e cila në testin PISA u radhit shumë më lart.
Ministrja shqiptare e Arsimit, Mirela Karabina, ka treguar rrugët që po ndjek shteti për t’i arritur këto rezultate, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, në fushën e bashkëpunimit me Kosovën ka ende shumë probleme.
Një nga to është vonesa e nostrifikimit të diplomave në Degën e stomatologjisë.
Karabina tha se është thjesht një gabim formal dhe kjo nuk e cenon vërtetësinë e diplomave.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami, i cili kohë më parë kishte paralajmëruar testimin e performancës së mësimdhënësve në Kosovë, ka treguar pse nuk po ndodh një proces i tillë.
Kosova u radhit në pozitë shumë të ulët në testimin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit, PISA.
Ndërsa, paralajmërimi se mësimdhënësit do të testohen, alarmoi këta të fundit, të cilët e kundërshtuan testimin përmes një peticioni.