Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protesta e punëtorëve të KEK-ut, përmbledhje e KTV-së

Nën organizimin e Sindikatës së Re, një numër i madh i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë protestuar me kërkesën që Qeveria të arrijë të shpronësojë tokat në Shipitullë e Hade dhe të mos ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike, pasi kjo do të ndikonte edhe në rrezikimin e vendeve të punës të rreth 5 mijë punëtorëve të KEK-ut.

Rafet Osmani, kryetar i Sindikatës, ka deklaruar se asnjëra qeveri nuk ka pasur vullnetin dhe fuqinë që ta stabilizojë gjendjen e KEK-ut dhe mihjet që po rrezikojnë të mbyllen, do t’ua rrezikojnë edhe punën rreth 5 mijë punëtorëve të KEK-ut, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe përfaqësuesi ligjor i Sindikatës së Re të KEK-ut, është shprehur se duhet të gjendet një zgjidhje dhe të mos dëmtohet ekonomia e shumë familjeve.

Gjatë protestës, një person tentoi ta merrte fjalën duke u deklaruar si punëtor i KEK-ut, por përfaqësues të Sindikatës nuk e lejuan.

Shumë prej tyre ankohen se nëse institucionet e vendit nuk u bëjnë një zgjidhje, atëherë familjet e tyre nuk do të kenë me se të ushqehen.

Përfaqësues të Sindikatës edhe më herët patën deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, greva do të jetë e pashmangshme.

Lidhur me gjendjen e krijuar në KEK, ka reaguar edhe Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, duke e quajtur si dështimin më të madh pas luftës.