Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BIK: Janë vandalizuar mbishkrimet e TIKA-s në dy xhami të Prishtinës

Përmes një deklarate për medie Bashkësia Islame Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, siç ka thënë ajo, “ persona të panjohur kanë atakuar e vandalizuar mbishkrimet e Agjencisë “TIKA” që janë të vendosura në muret dhe hapësirat e Xhamisë së Madhe dhe xhamisë Jashar Pasha në Prishtinë”, transmeton Koha.net.

Deklarata , e nënshkruar nga Ramadan Shkodra, në vazhdim thotë se cenimi në çfarë do formë i objekteve fetare është akt i shëmtuar e i papranueshëm, ndërsa atakimi dhe përdhosja e emrit të Agjencisë TIKA e cila ka restauruar këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj, përveç që është akt qyqar e veprim i ulët, për më tepër si i tillë është veprim i dëmshëm sepse nxit urrejtje, mos durim ndaj popullit mik turk, përkrahja e mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të përdhosesh mbishkrimin e një institucioni që ka restauruar monumentet e trashëgimisë materiale përveç që është vepër e dënueshme ngërthen në vete edhe veti të mosmirënjohjes dhe përbuzje për partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë - për ata që na ndihmuan, përkrahen e mbështetën, gjë që nuk është virtyt e as vlerë e populli tonë.

Në fund të deklaratës së BIK-ut thuhet:

“Ne edhe me këtë rast i shprehim mirënjohje TIKA-së, për projektet që ka realizuar dhe po realizon anë e këndë Kosovës, e në të njëjtën kohë shprehim keqardhje që individ të caktuar kanë përdhosur emrin dhe logen e tyre. Aktet e veprimet e tilla të liga i dënojmë fuqishëm dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga organet kompetente që kryesit e këtyre akteve të turpshme të zbulohen dhe sa më parë të sillen para drejtësisë”.

Image