Aktivistja e shoqërisë civile në Kosovë, Besa Luzha, e ka nisur e para me fjalim protestën që kërkon lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të indinjuar se si Serbia ngriti fletarreste mbi gënjeshtra, janë të indinjuar se si një vend mik siç është Franca të marrë parasysh ato urdharreste, si dhe me institucionet e Kosovës për ngathësi në trajtimin e këtij rasti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy herë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ndërsa presim që të lirohet për herë të parë dhe të fundit”, ka thënë Luzha.

Para masës ka folur edhe Mujë Rugova, ish-rektori i Universitetit të Prishtinës.
Ai ka thënë se Franca nuk po flet ashtu siç ka folur përgjatë historisë.
Ka shfrytëzuar rastin që të flasë edhe për demarkacionin me Malin e Zi.
“Mali i Zi duhet të tërhiqet në vijat që janë përcaktuar më parë. Të zhvlerësohet puna e komisioneve ad-hock që nuk kanë bërë matje po kanë bërë llogaritje matematikore”, ka thënë Rugova.