Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa kërkon nga ministrat në detyrë të përcaktohen për njërën pozitë

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka kërkuar nga ministrat në detyrë të Qeverisë së tij, të cilët kanë fituar dhe mandatin e deputetit të deklarohen se cilën pozitë do ta mbajnë, pasi që ligji nuk u lejon që t’i ushtrojnë të dy pozita në të njëjtën kohë, atë të deputetit dhe të ministrit në detyrë.

Ai tha se janë nëntë ministra të këtij kabineti qeveritar, të cilët kanë tashmë edhe postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, e të cilët pritet të betohen nesër në seancën konstituive, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është zëvendës kryeministri Kelmendi, është ministri Hoxhaj. Është ministri Hoti, është ministri Zharku, është ministrja Bajrami. Është ministri Krasniqi, është ministri Rasim Demiri, është ministri Abrashi dhe ministri Shala. Këta që unë së bashku me sekretarin e kemi kërkuar opinionin e zyrës ligjore të zyrës sime së kryeministrisë dhe zyra ligjore praktikisht thotë se në momentin që ipet betimi në Kuvend dhe fillon së ushtruari detyrën e deputetit, atëherë duhet të kemi një deklarim të ministrave se a dëshirojnë dhe më tutje ta mbajnë pozitën e ministrave në detyrë, sepse atë pozitë e kemi, apo dëshirojnë ta lejnë këtë pozitë të ministrave në detyrë dhe ta marrin pozitën e deputetit. Në këtë rast nuk flitet për shkarkim të ministrave, flitet vetëm për lirim nga detyra mbi bazën e ushtrimit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. &nb sp;Me dëshirë kisha me vazhdu me punu me të gjithë nga ju, derisa ta kishim dorëzu të gjithë së bashku detyrën e kryeministrit të ri apo Qeverisë së re, por edhe më shumë dëshirë kam, që ne t’i zbatojmë të gjitha rregullat ligjore, e kushtetuese”, tha Mustafa.

Ndërkaq ministri në detyrë Arsim Bajrami tha se kjo është çështje kushtetuese dhe ligjore dhe se mbajtja e dy posteve, paraqet konflikt të interesit.