Qeveria e Serbisë ka shkarkuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, raporton “Danas” i Beogradit.
“Qeveria e Serbisë në mbledhjen e djeshme të saj e ka shkarkuar nga detyra Sreqko Millaçiqin, rektorin e deritashëm të Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë”, njofton “Danas”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi saktëson se “ushtrues i ri i detyrës së rektorit është emëruar Bllagoje Nedelkoviq, profesor i Fakultetit të Shkencave Teknike.
Millaçiq është shkarkuar me propozimin e Ministrisë së Arsimit, pas ankesave të shumta që ishin bërë në adresë të tij”, thekson njoftimi.
Beogradi, përveç atyre politike, menaxhon institucione arsimore, shëndetësore e shkencore në Kosovë, selitë e të cilave funksionojnë nëpër enklava me emra paralel të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, si në rastin e Universitetit të Prishtinës, Tetarit Kombëtar...