Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie për të diskutuar për seancën e nesërme konstituive.
Pas këtij takimi, kreu i PDK-së Kadri Veseli nuk ka folur para gazetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se Kadri Veseli do të ketë votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur kryeparlamentar në seancën e nesërme konstituive, raporton KTV.
Ai ka thënë se nesër nuk do të votohet për formimin e Qeverisë. Kjo sipas tij mund të ndodhë të premten ose një ditë tjetër.
Ndonëse ka thënë ende nuk është përfundimtare se kush do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Kuvendit, Krasniqi ka thënë se në politikë ka befasi.
Sipas tij, Veseli do të jetë kryeparlamentar i mirë edhe për opozitën LDK-në dhe Vetëvendosjen.