Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: PAN-i po e kërkon shumicën përmes Beogradit dhe nga blerja e ndonjë deputeti

Figurë kontroverse e ka cilësuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, deputeti më i votuar i Kuvendit, Albin Kurti.

Pas regjistrimit si deputet i legjislaturës së gjashtë, Kurti, që është edhe i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma po e kërkon shumicën parlamentare duke u varur nga Beogradi dhe përmes “blerjes” së ndonjë deputeti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedhë për kryetar një figurë politike sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse. Ky deputet që do të bëhet kryetar Kuvendi në legjislaturën e gjashtë duhet të jetë shumë më i mirë se kryetari i Kuvendit në legjislaturën e pestë. Natyrisht se nuk do ta votojmë Veselin”, ka thënë Kurti. Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ish-lideri i VV-së ka folur edhe për takimet me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në të cilat, sipas Kurtit, është diskutuar për sfidat e seancës konstituive, si dhe për qëndrimet e Vetëvendosjes “atëherë kur do të jetë në Qeveri” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.