Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ANP “Adem Jashari” shpallet fitues i dy Çmimeve nga Communitas Awards 2017

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dje ka marrë njoftimin se është shpallur fitues i çmimeve prestigjioze në Communitas Awards 2017 për dy nominimet në kategorinë e Përgjegjësisë Sociale si dhe në kategorinë e Iniciativave të Gjelbra në përkujdesje ndaj ambientit, njofton kumtesa nga ANP, transmeton Koha.net.

Në njoftimin dërguar nga Communitas Awards thuhet: Gjyqtarët tanë kanë gjetur se LKIA në mënyrë të qartë ka treguar se performon në frymën e Communitas- një fjalë Latine që nënkupton projektet në të mirën e komunitetit. Të nominuarit për këto çmime vlerësohen në bazë të vazhdimit dhe efekteve te programit të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kumtesa, me këtë rast citon edhe fjalët e drejtorit të përgjithshëm të ANP-së, Haldun Firat Kokturk:

Ne do të vazhdojmë që të japim kontributin tonë edhe me tej në komunitetin ku operojmë si dhe jemi në vazhdimësi të projekteve për ruajtjen e ambientit ku edhe ditëve të fundit jemi certifikuar në nivelin +2 – Reduktimi nga Airport Carbon Accreditation.

Sipas kumtesës, ky është viti i dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr çmimin për Përgjegjësi Sociale nga kjo organizatë dhe hera e parë për Iniciativa të Gjelbra.

Image