Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje fajëson “Klanin Pronto” për krizën energjetike

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosja, Donika Kadaj Bujupi, tha sot në një konferencë për media se Kosova është në një krizë energjetike.

Kadaj Bujupi tha se si pasojë e mosmarrjes së masave nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të ketë reduktime të energjisë ku më së shumti do të pësojnë bizneset, transmeton KP. Sipas saj kjo po bëhet me qëllim përfitimit të njerzve të PDK të përfshirë në këtë treg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kadaj Bujupi tha po ashtu se “Klani Pronto është duke e shkatërruar edhe Trepçën, e cila është para kolapsit”.