Serbët e Kosovës përkrahin iniciativën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm ndërserb për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.
Kështu thuhet në një kumtesë të zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës Branimir Stojanoviq që e ka botuar radiokim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç theksohet në kumtesë, përkrahja e iniciativës për dialogun e brendshëm është bërë për “shkak të rrethanave në të cilat jetojnë serbët e Kosovës por edhe për shkak se ata kanë besim të plotë në kryetarin Aleksandar Vuçiq”.
“Serbët në Kosovë kanë mbijetuar dhe edhe sot mbijetojnë falë përkrahjes së Qeverisë së Serbisë. Jemi të bindur se edhe në të ardhmen do ta kemi këtë përkrahje”, thotë kumtesa.
“Serbët në Kosovë janë të gatshëm që me Qeverinë e vet të Serbisë dhe me kryetarin Aleksandar Vuçiq të ecin guximshëm përpara, në mënyrë që fëmijët tanë të jetojnë denjësisht dhe që pa u frikuar asnjëherë të shkojnë te fqinjët e vet shqiptarë në shitore, në ndeshje të futbollit ose dhe kudo tjetër”, thotë kumtesa.
Në fund theksohet se serbët mbeten krejtësisht të përkushtuar dhe të vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e veta, të ruajnë emrin e mbiemrin serb dhe të sigurojnë kushte më të mira jete për brezat e ardhshëm.