Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Jevtiq kërkon hedhjen poshtë të aktakuzës kundër tij

Ministri në largim i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka mohuar të ketë përgjegjësi penale rreth dhënies së një veture për shfrytëzim të përhershëm kompanisë private “Radio KIM-TV Centar”, me seli në Çagllavicë.

Ai, të hënën, përmes avokatit të tij mbrojtës i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që ta hedhë poshtë aktakuzën kundër tij, duke e konsideruar si të pabazuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesë për hedhje poshtë të aktakuzës kanë paraqitur edhe dy zyrtarët e tjerë të kësaj ministrie, Nenad Stojqetoviq dhe Mihajlo Pelinqeviq.

Që të tretë janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.