Në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, ishin për vizitë i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe deputeti i Glauk Konjufca.
Ata u pritën nga Ambasadorja në largim, Angelika Viets, dhe Sekretari i Parë, Marten Menger, ku u diskutua rëndësia dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë, si në rrafshin bilateral po ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVV, përmes një kumtese, thotë se zhvillimi ekonomik i orientuar në investime e punësim si dhe sundimi i ligjit për ta luftuar korrupsionin e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve ishin temat kryesore.
“Në veçanti u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë në prag të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.
Sipas VV-së, ambasadorja Viets ka uruar Kurtin dhe Konjufcën për rezultatin në zgjedhje dhe shprehu përkushtimin e saj për mbështetjen e cilësdo shumicë parlamentare që formon qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Z.Kurti dhe z.Konjufca falënderuan Ambasadoren Viets për kontributin e Gjermanisë në Kosovë dhe theksuan gatishmërinë dhe interesimin e tyre për kontakte të vazhdueshme e takime të mëtutjeshme”, përfundon komunikata e VV-së.