Ekspertë të ekonomisë po kërkojnë nga Qeveria që të mos e nis funksionimin e Ligjit për Investimet Strategjike me Brezovicën.
Dështimi i mëhershëm i investimeve në këtë resort, sipas tyre, vazhdon të lërë hije të zezë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj, propozojnë që procesi të shkojë në një mënyrë tjetër.
Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ, Baki Hoti, vlerëson se dështimi i këtij projekti ka sjellë probleme të mëdha për turizmin.
Sipas tij, Qeveria duhet të ketë një strategji si t’i qaset nxitjes së investimeve në turizëm.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për këtë çështje.
Mirëpo, në një përgjigje elektronike, kjo ministri ka sqaruar se bashkë me USAID-in kanë identifikuar të metat e procesit të kaluar dhe i kanë identifikuar strategjitë adekuate, të cilat do të mundësojnë identifikimin dhe gjetjen e investitorëve.
Qeveria nuk kishte arritur të finalizonte kontratën me konsorciumin francez, “MDP Consulting”, pasi ky i fundit nuk arriti t’i gjente 160 milionë euro të fazës së parë të investimeve, duke bërë që i gjithë projekti të kthehet në pikën zero.
Pak ditë pas dështimit, përfaqësuesit e konsorciumit, kanë përmendur dy arsye kryesore që e çuan projektin drejt dështimit.
Ka qenë paqëndrueshmëria politike në Kosovë dhe kërcënimet nga Beogradi, të mbështetur dhe nga ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës.