Kreu i LDK-së, ish partneri i PDK-së në qeverisjen e kaluar, Isa Mustafa ka thënë se “Fillimi i Ri” i PDK-së dështoi.
“‘Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër’. Dhe ky fillim i PDK-së, që ishte mohim i vetvetes, nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net.
Ai ka thënë tutje se në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra.
“PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet. Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta”, ka thënë Mustafa.