Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq i vendosur për rrugë të re kundruall Kosovës, ani pse serbët s’janë gati

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i deklaroi të përditshmes zvicerane “Blick”, se dëshiron të vazhdojë të ndjekë rrugën e re në lidhje me Kosovën, pavarësisht se serbët nuk janë ende të përgatitur për këtë.

“Është lehtë të thuhet – shkoni dhe përpiquni për Kosovën. Por, kjo gjithmonë na ka çuar në luftë. Dua të ndjek rrugë të re – për Serbinë. Dëshiroj të bisedojmë haptas dhe fer për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën”, ka sqaruar Vuçiq në intervistën për të përditshmen zvicerane “Blick”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe pse serbët ende nuk janë të gatshëm për një gjë të tillë, nuk do të lëshoj pe, meqë debati për të gjithë ne do të ketë ndikim shërues, pavarësisht se a do të kemi rezultat të mirë apo mossukses”, ka shtuar ai.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se nëse të dy palët nuk janë të gatshme të humbin nga diçka, konflikti do të zgjasë pa fund, ndërsa kjo dëmton të dy palët. Duke rikujtuar se ka qenë deputeti më i ri, pastaj kryeministri më i ri dhe tani presidenti më i ri, ka thënë se është njeriu i duhur për të realizuar këtë detyrë, meqë s’ka më kurrfarë ambiciesh personale.

Ai ka thënë se më mirë është të gjejmë zgjidhjen sot se pas njëqind vjetësh, meqë konflikti një ditë duhet të zgjidhet, ndërsa Serbia është e gatshme për kompromisë. “E di se serbët dhe shqiptarët në Zvicër jetojnë në paqe dhe madje si miq të mirë, dhe mu kjo duhet të na ndodhë edhe në atdhe”, është shprehur Vuçiq, transmeton Koha.net.

Kur iu përmend se në Bruksel ka kërkuar kuadër të qartë kohor për anëtarësim në BE, Vuçiq tha se e dinte që këtë nuk mund ta merrte, ndërsa shkak janë Kosova dhe marrëdhëniet me Rusinë.