Po vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pjesën e mbetur nga java e kaluar.
Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja.
Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.
Konform praktikave të legjislaturave të kaluara, regjistrimi i deputetit (në holl) nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive, bëhet me qëllim të lehtësimit teknik.
Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.