Arbëri

Ahmeti ka një pyetje për Stavilecin

Pas reagimit që bëri në Facebook në lidhje me pretendimet e PDK-së, kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë edhe një pyetje për ministrin në detyrë të MZHE-së, Blerand Stavileci.

Ai e ka pyetur se si ka mundësi që shteti të mbetet pa rezerva të thëngjillit.

“E tash me u kthy te temat e vërteta, kishte me qenë mirë me na shpjegu Blerand Stavileci si ministër përgjegjës, se si kemi mbet pa rezerva të thëngjillit dhe se pas dy jave do të importojmë rrymë (me siguri nga Serbia) dhe se çmimi do të rritet”, ka shkruar ai në Facebook.

KEK-u së fundmi është përfshirë në një situatë në të cilën rrezikohet kolaps energjetik në vend për shkak të mungesës së thëngjillit të përpunuar.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka vazhduar me denoncimin publik të asaj që kjo parti e quan “klientelizëm familjar dhe partiak” në Komunën e Prishtinës, e cila qeveriset nga Shpend Ahmeti, “ku miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me Vetëvendosjen”.

Kjo ishte përgjigja e Shpend Ahmetit.