Ali Balaj ka disa vjet që ka nisur prodhimin e elementeve të drurit në një fabrikë të vogël në të cilën punojnë disa persona.
Pas rreth dy vitesh pune të pandërprerë dhe rritjes së kërkesave të tregut, ai provoi të hyjë në kredi në një nga bankat komerciale në mënyrë që të blejë makineri më të avancuar, por plani i tij nuk po realizohet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se nëse nuk gjen një zgjidhje i gjithë plani i tij për investime do të dështojë.
Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se rastet e tilla kanë nisur të rriten dhe se një veprim i tillë i bankave veç sa po e vështirëson ambientin e të bërit biznes.
Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës për tre muajt e parë të këtij viti thuhet se norma e interesit në kredi u zvogëlua në 7 për qind.
Po sipas këtij raporti, norma më e lartë e kredive vazhdon të mbetet te sektori i bujqësisë, ishte 23.9% e përcjellë nga sektori i industrisë me 23.5, ndërsa më të ulët e ka sektori i shërbimeve me 18.8%.