Kreu në detyrë i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka përshkruar në profilin e tij në facebook, pjesëmarrjen e një dite më parë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog.
E ka cilësuar si kënaqësi e veçantë pjesëmarrjen atje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perëndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë”, ka thënë Mustafa, në profilin e tij në Facebook.
“Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ecë përpara”, ka thënë tutje Mustafa.