Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli është shprehur i bindur se Qeveria nuk do ta sjellë edhe për një kohë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo, sepse, siç ka thënë Topalli në “Interaktiv” të KTV-së, koalicioni qeverisës nuk i ka votat për kalimin e kësaj marrëveshjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Demarkacioni nuk do të vjen në Kuvend edhe për një kohë. Sepse Mustafa dhe Thaçi nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje”,ka thënë Topalli, përcjell Koha.net.
Ai ka thënë se opozita do të vazhdojë kundërshtimin, por nuk ka specifikuar se si do të jetë kësaj here kundërshtimi i Vetëvendosjes.
“Nuk kemi vendos përfundimisht se çfarë do të bëjmë në Kuvend, por do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje siç kemi bërë deri tani. Fronti dikur ka qenë shumë i vogël, por lufta jonë ka bërë që edhe qytetarët të kuptojnë se është bërë një gabim dhe kanë hequr tashmë çdo dilemë”, ka thënë Topalli, përcjell Koha.net. “Ata që do ta votojnë, e që shpresoj se do të jenë të paktë në numër, do t’i brejë ndërgjegjja dhe do t’i gjykojë historia”, ka thënë tutje ai.