Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komisionit për matje të territorit, Hivzi Islami, i cili kritikoi ashpër kundërshtuesit e demarkacionit me Malin e Zi.
Islami sot në mbledhjen e Qeverisë prezantoi raportin hartografik të Komisionit. Gjatë prezantimit ai ka thënë se dy studentët e tij [Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi] ia futën barutin Kosovës. Islami i ka quajtur injorantë kundërshtuesit e demarkacionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTopalli ka thënë se duhet qenë shumë injorant dhe mediokër për të bërë akuza të tilla. Deputeti i VV-së ka thënë se Islami ka sjellë vendim politik dhe aspak shkencor për matjen e territorit.
“Duhet me qenë shumë injorant dhe mediokër për të thënë një gjë të tillë. Për atë që ka akuzuar kryetari i Komisionit është duke e bërë vetë. Ka sjell vendim politik, është bërë pjesë e politikës dhe me argumente politike po përpiqet të tregojë se ka të drejtë”, ka thënë Topalli.
“Ai nuk është dashur të bëjë sharje ndaj kundërshtuesve, por është dashur të sjellë fakte. Këtë nuk e ka bërë. Ka përdorur terme politike, nuk ka paraqitur fakte shkencore, komisioni është një përpjekje tjetër politike për veprimet e padrejta që i ka bërë Qeveria e Kosovës sa i përket territorit të Kosovës”, ka thënë veç të tjerash Topalli.