Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon procesi për zgjedhjen e prokurorëve të rinj, testit me shkrim i nënshtrohen 90 kandidatë

Është mbajtur provimi me shkrim për kandidatët për prokurorë të rinj, të cilët me sukses e kanë kaluar testin kualifikues, bën të ditur Zyra për informim e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se, “testi me shkrim është mbajtur në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku kanë marrë pjesë 90 kandidatë”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky proces është monitoruar nga anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së dhe EULEX-it.

Të gjithë kandidatët të cilët me sukses do të kalojnë provimin me shkrim, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen intervistës, para së Këshilli Prokurorial i Kosovës të propozojë emrat për prokurorë të rinj.