Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Pa sistem gjyqësor efikas, Kosova e ka të pamundur integrimin

Mosefikasiteti, mungesa e llogaridhënies dhe jotransparenca në sistemin e drejtësisë vazhdojnë të mbesin sfidë për Kosovën, sipas zyrtarëve të Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadorëve të shteteve të BE-së në Kosovë, si dhe të vetë drejtuesve të këtij sektori në Kosovë.

Ky konstatim është thënë të premten gjatë konferencës për lansimin e projektit të binjakëzimit, me temën “Fuqizimi i efikasitetit, i llogaridhënies dhe i transparencës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova, ka thënë se sistemi efikas i drejtësisë është tejet i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Siç ka thënë ajo, luan rol kyç për krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime, si dhe paraqet hap të rëndësishëm për zhvillim ekonomik. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.