Në kohën e krizës ekonomike, nga viti 2009 deri më 2011, Serbia, nën presion nga jashtë, u detyrua të hiqte dorë nga sovraniteti i vërtetë, nga ndikimi në institucionet në Kosovë, thotë historiani serb, Çedomir Antiq dhe shton se nuk sheh “çfarë kemi tjetër për të humbur në Kosovë”.
Antiq, në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se Serbia ka pasur disa argumente për të arritur një kompromis historik me shqiptarët, por “i ka humbur, fillimisht për shkak të ngurtësimit të Partisë Demokratike, pastaj për shkak të politikave të paqarta dhe për shkak të pseudo-konservatorizmit të kësaj partie dhe nga mos-interesimi i partive tjera dhe për shkak të radikalizmit social të Partisë Radikale Serbe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kemi pranuar që serbët të mos jenë pakicë kombëtare dhe t’i kenë ato të drejta në Kosovë të cilat ua siguron plani i Ahtisaarit. Serbët e kanë Asociacionin e komunave në Kosovë e cila s’ka kurrfarë kompetence”, ka shtuar Antiq, transmeton Koha.net.
Historiani serb, Çedomir Antiq, mendon se zgjidhja e problemeve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ka qenë e mundur në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, “kur Dobrica Çosiq e kishte definuar idenë e ndarjes së Kosovës”.
Mirëpo, ai thotë se sot më nuk flitet për statusin e serbëve në Kosovë apo për ndonjë ndarje, “por për atë nëse ambasadori ynë atje do të quhet ambasador apo përfaqësues i lartë diplomatik dhe nëse në etiketën para ulëses së Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara do të ketë ndonjë pikë a fusnotë, sepse kështu kemi dashur ne”.
Historiani, të cilin mediat serbe e cilësojnë “të mirënjohur”, thotë se shteti serb, nën presion nga bashkësia ndërkombëtare, ka marrë pjesë edhe në bisedimet të cilat kanë rezultuar me marrëveshjen e Brukselit.
“Pyes se çfarë na ka mbetur pas marrëveshjes së Brukselit. Na ka mbetur edhe çështja e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB”, thotë Antiq.
Megjithatë, ai thotë se kjo çështje nuk varet fare nga Serbia.
“Ndoshta Serbia e pranon Kosovën, por Federata Ruse apo Kina nuk do të lejojnë pranimin e saj në Kombet e Bashkuara. Sipas mendimit tim, bazuar në zhvillimet aktuale, kjo edhe do të mund të ndodhte”, theksoi Antiq, transmeton Koha.net.