Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi nuk pret që Kroacia t’i bëjë shërbim Serbisë në rastin e Ballistit

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka shkruar për Ismail Morinën – Ballistin, i cili po mbahet i ndaluar nga organet e drejtësisë në Kroaci.

“Ai u arrestua duke kaluar nëpër Kroaci në të kthyer nga Shqipëria në Itali, atje ku i ka gruan dhe fëmijët. Kjo nuk do të ishte shumë problem sikur të mos ishte fletarresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë dhe kërkesa për ekstradim në Serbi”, ka thënë Selimi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai më tej ka shtuar se Ismaili po mbahet në Kroaci pasi që për të ekziston një fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Serbia për shkakun që Ismaili ngriti flamurin shqiptar me dron në stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

“Si pasojë, që nga 10 Korriku Ballisti po mbahet në paraburgim ne Kroaci. Por ne besojmë se kroatet nuk do t'ia bëjnë këtë shërbim Serbisë. Por njëkohësisht besojmë se edhe Qeveria e Shqipërisë do të bëjë gjithçka dhe nuk do ta lërë Ballistin në duar të Serbisë. E presim Ismailin të kthehet në atdhe!”, ka thënë Selimi.