Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramadani: Gjuha jopolitike, primitivizëm politik dhe sjellje jonjerëzore

Burim Ramadani, eksperti i çështjeve të sigurisë, ka komentuar për gjuhën jopolitike, primitivizmin politik, sjelljet jonjerëzore dhe elitën politike të ditëve të sotme, që sipas tij, po përkeqësohet çdo herë e më shumë në vendin tonë.

Postimi i plotë i Ramadanit në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjuha jopolitike si mënyrë e rregullt e të bërit politikë më së paku është primitivizëm politik dhe sjellje jonjerëzore.

Primitivizëm politik nëse kështu mendoni se legjitimoheni dhe profilizoheni në skenën politike.

Sjellje jonjerëzore nëse për shkak të qëllimeve politike nuk keni asnjë ndjenjë njerëzore ndaj tjetrit apo tjetrës.

Elita politike e tashme, e përkeqësuar çdo herë e më shumë, përfshin edhe të tillë që nuk kanë arritur kurrë të dëshmojnë ndonjë aftësi të vetme, qoftë politike, qoftë individuale.

Fatkeqësisht, janë bërë shumë të tillë.

Ky vend ka nevojë për demokratizim aq sa ka nevojë njeriu për ujë të pijes. A e kuptoni bre në çfarë objektivash duhet të ndërtohet politikëbërja?

E ju, sërish e sërish, e keni plastifikuar mendjen në gjuhë dehumanizuese.