Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja mbledh Këshillin Drejtues, thuhet se u diskutua vetëm për zgjedhjet lokale

Këshilli Drejtues i PDK-së është mbledhur sot paradite në një ambient jashtë selisë së partisë ku po diskuton për zhvillimet politike.

Në këtë mbledhje të organit më të lartë të partisë, krahas shumë temave, sipas EO, është diskutuar edhe për atë se kush do jetë kandidat për kryetar Kuvendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli i preferuari i partisë për pozitën e kryeparlamentarit mund të mos jetë kandidat për kreun e Kuvendit. Kjo pasi partitë tjera janë deklaruar kundër tij.

Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së dhe ministër në detyrë i Bujqësisë, ka thënë se takimi – i cili është mbajtur në hotel në periferi të Prishtinë e larg mediave - ka qenë në vazhdën e atyre që PDK-ja po zhvillon për zgjedhjet lokale, duke mohuar se aty është folur për seancën konstituive të 3 gushtit.

PDK-ja e konsideron çështje të mbyllur numrin e votave për kreun e Kuvendit dhe për kryeministrin duke thënë se i kanë së paku 61 votat e nevojshme për të formuar institucionet e vendit.