Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se PAN-i nuk do të sjellë ndryshime në Kosovë

Fatmire Mulhaxha-Kollqaku nga Lëvizja Vetëvendosje, në një debat në televizion publik, tha se ende pa u formuar qeveria, pretendentët që po duan të formojnë qeverinë, varen nga Beogradi.

“Unë e di që PAN i ka 39 vota, për tjetër ende nuk dihet”, tha ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj koalicioni PAN nuk garanton se do të sjellë ndryshime në Kosovë.

“Ne do ta presim rezultatin. Është shumë e qartë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim, Edhe nëse krijohet kjo qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi. Megjithatë mendoj se nuk do të krijohet kjo qeveri”, tha Kollqaku.