Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakun.
Matoshi e ka akuzuar anëtaren e VV-së, se po manipulon me publikun kur po flet për rolin e serbëve në Qeverinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po manipuloni me publikun. Serbët i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të varet as nga VV-ja dhe as nga Beogradi, ka thënë Matoshi në televizionin publik.
Anëtari i AAK-së madje ka thënë se Vetëvendosja nuk ka politikë, por ka pallavra.
“Po ua mohoni të drejtën serbëve, dhe po e akuzoni Haradinajn se po ndërton qeveri me serbë”, ka thënë Halil Matoshi, përcjell rtklive.
Kurse deputetja e Vetëvendosjes, ka thënë se Matoshi duhet të kërkojë falje pasi po keqinformon publikun.