Mbi 3.5 milionë euro do t’i kushtojë Buxhetit të Kosovës dëmi i shkaktuar për shkak të shkeljes së një ligji.
Institucionet e Kosovës kanë bërë vetë ligje, por të njëjtat i kanë shkelur duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare buxhetit të vendit. Një rasti i freskët i fituar në gjykatë është mes Postës së Kosovës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo e fundit ka shkelur ligjin dhe marrëveshjen që vetë e ka përgatitur dhe që të dyja janë ende në fuqi.
Rasti ka të bëjë me refuzimin për subvencionimin e kësaj ndërmarrjeje publike përgjatë disa vjetësh. Neni 45-të i Ligjit për Shërbimet Postare ka precizuar qartë se realizimi i shërbimit universal postar, mbajtja dhe zhvillimi i tyre sigurohen në rast nevoje edhe me mbështetje nga Qeveria përmes subvencioneve.
Po të njëjtat kushte parashihen edhe në marrëveshjen e nënshkruar më 2014 mes Postës dhe ministrit të atëhershëm, Fadil Ismajli.Posta nga 2014 vazhdimisht i kishte dërguar kërkesën për subvencionim Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e po ashtu edhe zyrës së kryeministrit dhe komisionit për Buxhet.
Së fundi më 26 qershor të vitit të kaluar, menaxhmenti i Postës i kishte nisur kërkesën Ministrit në detyrë të Financave, Avdullah Hoti, duke i kërkuar mbi 1.5 milion për vitin 2014 dhe mbi 1.2 milion për vitin 2015, por nuk kishte marrë përgjigje.
Kjo kishte shtyrë Postën e Kosovës që t’i kundërvihej ministrisë, duke kërkuar nga përmbaruesja, Emine Sherifi-Lubeniqi që t’i nisë procedurat përmbarimore.
Posta ka kërkuar që përmes këtij vendimi, të merren mbi 3.1 milionë euro.
Duke u bazuar në të gjitha faktet, përmbaruesja kishte urdhëruar Ministrinë që brenda 7 ditësh të paguajë në tërësi borxhin.