Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, pas regjistrimit të saj si deputete tha se, “deklarimet e koalicionit PAN, se i kanë numrat janë deklarime të një projekti të dështuar”.
Ndërsa për deklarimet e deputeteve të LAA-së se do ta votojnë kandidatët e koalicionit PAN, ajo tha se këto janë vetëm paragjykime dhe se nuk mund t’i komentojë këto deklarime para datës së 3 gushtit, datë kjo në të cilën do të mbahet seanca, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa sa i përket deklarimeve të deputetes Teuta Rugova, Osmani tha se, “Rugova ka deklaruar se do të votojë ashtu siç ka vendosur Grupi Parlamentar i LDK-së, e që ka vendosur që koalicionit PAN të mos i jepet asnjë votë”.