Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeprokurori i Shtetit takohet me shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave në San Francisko

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës, po vazhdojnë vizitën në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një komunikate për media kryeprokurori Lumezi ka takuar shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave, Julie Nauman, ku kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e kompensimit të viktimave duke i dhënë një rendësi të veçantë eksperiencës se qytetit të San Franciskos dhe mundësisë se aplikimit të kësaj eksperiencë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefja Julie Nauman e ka njoftuar kryeprokurorin Lumezi me sfidat e kësaj fushe dhe i ka ofruar mbështetje për aplikimin e Ligjit të Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit, duke përfshirë trajtimin me profesionalizëm, respektimin e të drejtës në siguri, dinjitet, jetë private dhe familjare të tyre.

Lumezi do të zhvillojë takimet edhe me përfaqësues të institucioneve tjera të drejtësisë në San Francisko, me qëllim të marrjes se përvoja të ndryshme.