Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq i ka bërë thirrje përfaqësueses së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, që ta bëjë publik dokumentacionin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës dhe ndërtimin e ndërtesës së Universitetit.
“Procedura komplete e tenderit, financat dhe projekti ka kaluar nëpërmes Zyrës së Apostolovës, prandaj dëshirojmë që ato marrëveshje të bëhen publike, sepse nuk duam që të bëhemi pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës për të cilët jam i sigurt se nuk e ka mbështetjen e Brukselit zyrtar”, ka thënë Rakiq në një deklaratë për media, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se pezullon ndihmën financiare për projektet në veri për shkak se nuk ka gjetur mbështetje tek autoritetet e komunës veriore në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.