Një varg vërejtjesh për funksionimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) u patën dhënë në dokumentin teknik “Shqyrtimi i kornizës institucionale dhe operacionale të Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës”.
Dokumenti në fjalë pati gjetur se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) është e stërngarkuar me detyra që kanë ndikim të ulët në zbulimin, zbutjen dhe parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe që nuk korrespondojnë me pritjet publike për misionin dhe qëllimet e agjencisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDokumenti është hartuar nga një ekspert i Këshillit të Evropës (në dokument nuk i përmendet emri), në kuadër të “Projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe që është implementuar nga ky i fundit, në fillim të këtij vitit.
Dokumenti në të cilin thuhej se qëndrimet e shprehura nuk mund të konsiderohen se pasqyrojnë opinionin zyrtar të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, qe vlerësuar se ka mungesë angazhimi e nisma të dobëta legjislative nga ana e Ekzekutivit në fushën e luftimit të korrupsionit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.