Përpos gjykatave, në vendin tonë ka disa vjet që funksionojnë edhe dy institucione arbitrazhi, si një zgjidhje më e shpejtë e lëndëve, kryesisht atyre ekonomike.
Por, numri i rasteve që po dërgohet tek to është i vogël, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit, që funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, deklarojnë se kanë numër të mjaftueshëm të personave kompetentë që e mundësojnë kryerjen e lëndëve në afat të shpejtë.
Kraja thotë se po punojnë që t’i informojnë bizneset e vendit dhe ato të jashtme për funksionimin e tribunalit, pasi lëndët që zgjidhen në këtë institucion njihen nga të gjitha gjykatat.
Njëri nga avokatët që merret me rastet e kontesteve ekonomike, e ka një zgjidhje që do të ulte gatishmërinë e palëve për t’i dërguar rastet në arbitrazhet ndërkombëtare.
Deri tash, Kosova ka humbur dy raste të arbitrazhit, ndërsa edhe dy janë në proces shqyrtimi.
Ndërkohë, numri i palëve që janë të gatshme për t’i dërguar lëndët nëpër arbitrazhe po vazhdon të rritet.