Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Daçiqit, Kosova ndoshta në Interpol, por kurrë në UNESCO!

“Situata rreth pranimit të Kosovës në Interpol është më e komplikuar se pranimi në UNECO”, i ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gazetës së Beogradit “Danas”, transmeton Koha.net.

“Është e qartë se Kosova nuk ka më shumë se dy të tretat e votave për pranim në UNESCO. Nesër do të shkoj në Ministrinë e Punëve të Brendshme (e ka fjalën për Serbinë – sqarim ynë) për të biseduar rreth pranimit të Kosovës në Interpol, meqë kjo është në kompetencë të MPB-së. Tubimi i madh i Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Situata rreth pranimit të Kosovës në Interpol është më e komplikuar se pranimi në UNESCO. Përveç Kosovës, janë paraqitur edhe Palestina dhe Ishujt e Solomonit. Si të themi votoni për Palestinën por mos votoni për Kosovën”, i ka thënë Daçiq gazetës “Danas”. Ai ka shtuar se Kosova tashmë është paraqitur për pranim në Interpol, ndërsa për UNESCO ende ka kohë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s mblidhet në tetor. Deri atëherë ajo (Kosova) ka kohë të paraqesë kandidaturën. Nëse e bën këtë gjë, votimi do të jetë në nëntor” ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të hyjë në këtë organizatë, transmeton Koha.net shkrimin e gazetës së Beogradit, “Danas”.