Agron Bajrami, kryeredaktori i të përditshmes “Koha Ditore”, i ka thënë gazetës së Beogradit, “Danas”, se Serbia e ka humbur Kosovën, kurse serbët e Kosovës e kanë fituar shtetin.
Është gjithsesi mirë që presidenti i Serbisë flet për ballafaqimin me realitetin, por Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij do të duhet të bëjnë shumëçka për të bindur njerëzit se janë të sinqertë kur flasin për njëfarë pajtimi historik me Kosovën dhe shqiptarët, citohet t’i ketë thënë ‘Danasit’ Bajrami, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇështja e statusit të Kosovës është zgjidhur me shpalljen e pavarësisë, të cilën e kanë njohur dy të tretat e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe thuajse të gjitha vendet e perëndimit, ka sqaruar Bajrami, ndërsa legalitetin e pavarësisë e ka konfirmuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Pas vitit 1999 dhe me të gjitha ato që kanë ndodhur deri atëherë, shteti i Serbisë duhet të pajtohet se e ka humbur pa kthim Kosovën, por kjo nuk do të thotë se e kanë humbur atë edhe serbët e Kosovës, meqë ajo sot është edhe shteti i tyre i pavarur.
Bajrami thotë është e qartë se Beogradi zyrtar ka vendosur që Lista Serbe të hyjë në Qeverinë e Kosovës, pavarësisht se kush do ta formojë atë.
Siç është shprehur ai, kanë qenë shumë të tjerë të cilët para Vuçiqit kanë thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me realitetin kosovar, se edhe më tutje ka serbë që thonë se gjëja më e mirë do të ishte për të gjithë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë përpjekje për ndërtimin e marrëdhënieve të reja me Kosovën dhe shqiptarët, citon “Danas” kryeredaktorin e Kohës Ditore”.
“Shihet qartë se Vuçiq do të dëshironte që bisedimet për Kosovën të zhvillohen nga pozicionet e sotshme, në mënyrë që të gjejë një kompromis të ri. Në këtë mënyrë ai dëshiron që , në njërën anë të bindë bashkësinë ndërkombëtare se është i gatshëm për kompromis dhe për sakrifica të mëdha, kur bëhet fjalë për Kosovën, nga ana tjetër sërish hap çështjen e statusit të Kosovës”, - thotë Bajrami.
Ai shton se kjo nuk do t’i shkojë përdoresh Vuçiqit, meqë statusi i Kosovës është zgjidhur me shpalljen e pavarësisë, të cilën e kanë njohur dy të tratat e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gati të gjitha vendet e Perëndimit. Legalitetin e kësaj pavarësie, ka rikujtuar Bajrami, e ka konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, madje me kërkesën e Serbisë dhe me këtë është kapërcyer vija pas të cilës nuk ka më kthim pas.
Duke komentuar deklaratën e Marko Gjuriqit, kryetarin e Zyrës për Kosovën (në Qeverinë e Serbisë) se “Serbia nuk ik nga marrëveshja, por ajo duhet të përmbushë edhe inetersat serbe, edhe ato shqiptare”, Bajrami është shprehur se për një marrëveshje të tillë tashmë është vonë. Siç ka sqaruar ai, pas 1999-shit dhe gjithë çfarë ka ndodhur deri atëherë, shteti i Serbisë duhet të pajtohet se në mënyrë të pakthyeshme e ka humbur Kosovën, që merret vesh nuk do të thotë se e kanë humbur serbët e Kosovës, meqë sot ajo është edhe shteti i tyre i pavarur.
{gallery}