Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovën në arbitrazhin për Grandin e përfaqëson Avokatura Shtetërore

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media bën të ditur se Avokatura Shtetërore do ta përfaqësojë Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit në Amerikë për çështjen e Grandit.

Kompania Mabco Construction, me qendër në Zvicër, pas më shumë se 11 vjet luftë nëpër gjykatat vendore ka vendosur që këtë çështje ta zgjidhë në Gjykatën e Arbitrazhit në Amerikë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas interesimit të mediave në lidhje me procesin e arbitrazhit rreth çështjes së Mabco Constructions SA, Ministria e Drejtësisë konfirmon se Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve e ka regjistruar kërkesën e Mabco Constructions SA për të filluar procedurën e arbitrazhit kundër Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës në këtë proces do të përfaqësohet nga Avokatura Shtetërore në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi”, thuhet në komunikatën e MD-së.

Dërgimi i “Grandit” në arbitrazh synon kthimin e 5 milionë eurove të investuara

MD më tutje thotë se, “duke marrë parasysh që procedura e arbitrazhit është konfidenciale, dhe me qëllim që të mos paragjykohet asnjë veprim procedural, Avokatura Shtetërore do të respektojë konfidencialitetin e procedurës së arbitrazhit dhe shpreson se edhe pala tjetër do të veprojë njëjtë. Pritet që pas regjistrimit të rastit të fillojë procesi i konstituimit të tribunalit të arbitrazhit i cili pastaj do të drejtojë procedurën”.

Avokatura Shtetërore do të njoftojë publikun për ecurinë e procedurës së arbitrazhit me kohë dhe brenda asaj që e lejon konfidencialiteti i procedurës.