Gjilan, 27 korrik – Ka nisur sot në Gjilan konferenca regjionale me temën “Rajoni ynë, tri sfidat kryesore dhe tri zgjidhje”.
Në këtë konferencë, që është mbështetur nga Zyra e përfaqësuesit special të OKB në Kosovë, po marrin pjesë kryetarët e komunave të regjionit lindje, sikurse edhe përfaqësues të zyrës së përfaqësuesit special të OKB-së në Kosovë, përfaqësues nga OSBE dhe shoqërisë civile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi regjioni i juglindjes i cili ka bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërkomunal, si model për regjionet tjera. Ky bashkëpunim ka ndikuar që edhe komunat në regjion dhe përreth Kosovës të jenë të angazhuara në kuadër të programeve të përbashkëta për lehtësim dhe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Mund të them se ka shumëçka që komunat i bashkojnë në sfida dhe në zgjidhjen e tyre”, tha në hapje kreu i Gjilanit dhe nikoqiri i kësaj konference, Lutfi Haziri.
i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, dhe ai i Kamenicës, Begzad Sinani përmendën rëndësinë e konferencës, si vend për të adresuar çështjet e përbashkëta të rajonit.
Në këtë ngjarje po japin kontributet e tyre ne diskutim dhe adresim të problemeve dhe propozimet për zgjidhjen e tyre edhe përfaqësuesit e komunave tjera dhe ata të OKB-së.
Gjatë kësaj konference do të diskutohen tri tema: “Ekstremizmi dhe roli i autoriteteve lokale në parandalim”, “Bashkëpunimi ndërkomunal si mundësi për zhvillim” dhe “Roli i Rajonit tonë në bashkëpunimin ndërkufitar”.