Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet në të cilat, siç thonë në këtë subjekt politik, dikush po përpiqet të shkaktojë trazira në mesin e serbëve në Kosovë.
Kjo Listë përmes një deklarate për media, siç transmeton rtk, iu bën thirrje ” politikanëve të papërgjegjshëm të opozitës në Beograd që të mos i përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e qartë se disave iu pengon paqja që e kemi arritur me mund të madh kohëve të fundit dhe se atyre iu mungon hapësira për peshkim në ujërat e trazuar”.
Lista Serbe, e cila drejtohet nga Goran Rakiq, njëherit iu bën thirrje të gjitha institucioneve relevante “që të intensifikojnë angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve se paqja dhe siguria janë parakushte për normalizimin e jetës në Kosovë”