Tiranë, 27 korrik – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar dje në rubrikën e tij në Facebook “Amarcord” skautistët e rinj shqiptarë të krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert.
“AMARCORD
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo foto e qershorit 1923 shkrepur në konviktin ‘Malet Tona’ në Shkodër, dëshmon se një vit pasi ishin krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert, prej familjes së Lordëve Carnarvon, boys scout, skautistët e rinj shqiptarë ishin në lulëzim të plotë.
“Semper parati” – “Gjithmonë të përgatitur” ka qënë kahera moto e skautizmit në mbarë botën, si një etapë iniciatike dhe salduese në solidaritet e të rinjve që herët a vonë do të përballen në jetë me vështirësitë fizike dhe shpirtërore të kohës në të cilën jetojnë”.