Gjermania dhe Franca, përmes një komunikate për media, i ka dhënë mbështetje të plotë vendimit të Përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për pezullimin e mbështetjes financiare prej 7,8 milionë euro për Mitrovicën e veriut për projektin e ndërtimit të qendrës kulturore dhe projektin e ndërtesës së re të universitetit.
Në këtë komunikatë, të lëshuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë edhe në emër të Ambasadës Gjermane, thuhet se në të vërtetë, “zyra e BE-së thekson se autoritetet lokale nuk i respektuan kushtet për të cilat ishin rënë dakord reciprokisht, largimi i ndërtimeve pa leje dhe qasja e lirë në të gjitha vendpunishtet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shfrytëzimi i fondeve të BE-së të siguruara për të mirën e popullatës lokale duhet të jetë transparent dhe të mbikëqyrura, duke përmbushur gjithashtu edhe kushtet e përcaktuara në kontratën ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së BE-së”, përfundon komunikata e Ambasadave.