Lëvizja Vetëvendosje është ftuar të marrë pjesë në punimet e Kongresit të XXV-të të Internacionales Socialiste, i cili po zhvillohet në qytetin e Kartagjenës, ku u rrit romancieri i shquar, fitues i Çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez.
Në këtë Kongres, Lëvizjen Vetëvendosje po e përfaqëson Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Punimet e Kongresit janë përqendruar në diskutimin për një botë me paqe, barazi dhe solidaritet, si dhe në votimin e Presidiumit, ku ia vlen të përmendet se kryeministri Edi Rama u rizgjodh zëvendëspresident i Internacionales Socialiste. Sekretari Abazi po zhvillon një numër takimesh në këtë Kongres me përfaqësues të ndryshëm të partive social-demokrate nga e gjithë bota. Ndër të tjerë, ai u takua edhe me përfaqësuesin ndërkombëtar të Partisë Socialiste të Francës, Sébastien Gricourt”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Me Z. Gricourt u diskutua gjatë lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit, i cili sot rrezikohet nga autoritarizmi, si dhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Francë dhe nevojën e madhe për të fituar kundër ekstremit të djathtë që po vë në rrezik të gjithë projektin evropian. Punimet e Kongresit do të vazhdojnë në dy ditët në vijim me një diskutim për barazi më të madhe ekonomike brenda kombit dhe në nivel ndërkombëtar”, thuhet më tej aty.