Me ftesë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë – Divizioni për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, një delegacion i Prokurorit të Shtetit i kryesuar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi, po realizojnë një vizitë zyrtare në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Qëllimi i kësaj vizitë është marrja e përvojave të shtetit San Francisko lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, institucioneve penale të dhunës në familje, shërbimeve të viktimave, atyre anti-korrupsion, konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme dhe disa institucioneve tjera, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu në komunikatë thuhet se delegacioni i kryesuar nga kryeprokurori do të vizitojë Prokurorin e Qarkut Verior të Kalifornisë, Gjykatën Penale për Dhunë në Familje, Prokurorinë e Qarkut të San Franciskos, Gjykatën për Çështje Familjare të San Franciskos, Njësitin për Konfiskimin e Pasurisë së Zyrës së Prokurorisë së Qarkut Verior të Kalifornisë dhe institucione tjera të sistemit të drejtësisë së këtij vendi.
Lumezi do të zhvillojë takime të ndryshme me krerë të institucioneve të drejtësisë së San Franciskos, po ashtu i tërë delegacioni i Prokurorit të Shtetit do të marrë pjesë nëpër seanca të ndryshe që zhvillohen në institucionet e drejtësisë.