Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Labinot Tahiri thotë se do ta votojë çdo kandidat shqiptar për kryetar të Kuvendit

Deputeti tashmë i zgjedhur i AKR-së, këngëtari Labinot Tahiri ka thënë se do ta votojë secilin kandidat për kryetar të Kuvendit, mjafton që ai të jetë shqiptar.

Tahiri me këtë nënkuptoi se do ta votojë edhe Kadri Veselin nëse kandidon për kryetar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë them edhe e kam thënë do ta votoj secilin kandidat shqiptar që propozohet për kryetar të Kuvendit, qoftë edhe ai Kadri Veseli”, tha Labinot Tahiri për kp.

Ndryshe deputetët e VV-së kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Kadri Veselin nëse ai kandidon për kryetar të Kuvendit. Të njëjtin vendim e ka marr edhe LDK-ja dje.