Qeveria e Kosovës po diskon raportin hartografik të Komisionit për matjen e territorit.
Kryetari i këtij Komisioni, Hivzi Islami, tha se e kanë matur territorin e Kosovës e jo të shteteve tjera, sikurse bënë, siç tha ai, dy studentët e tij që ia futën barutin Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Isa Mustafa tha se komisioni ka pasur për detyrë ta mat territorin para datës 25 gusht të vitit 2015.
Kryetari i Komisionit, kryeakademiku Hivzi Islami ka prezantuar raportin duke thënë se injorantët e keqpërdorën shkencën dhe u vunë në shërbim të politikave ditore.
Islami tha se komisioni pati përgjegjësi të madhe dhe punoi pa ndikime politike.
Por gjatë punës, Islami tha se pati shantazhe ndaj anëtarëve njëri prej të cilëve, u detyrua të japë dorëheqje në fund të procesit.
Sipas tij, Komisioni nuk pati kompetencë të ndajë kufij të rinj. Islami tha se madhësia e territorit është 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.