Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj është i bindur se kryeparlamentari dhe kryeministri i ri do të zgjedhen me kohë.
Pas regjistrimit si deputet, Selmanaj ka deklaruar se Ramush Haradinaj është kryeministri që i duhet vendit, ndërsa ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit do të jetë nga radhët e PDK-së, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presim me u zgjedh kryetari i Kuvendit sepse deputetët kanë marrë këtë mandat. Të njëjtën ditë presim me zgjedh kryeministrin. Nuk mund të flas për numra se sa do ta votojnë kryeministrin Haradinaj. Nuk dihet kandidati për kryetar të Kuvendit, por ai do të jetë nga PDK-ja”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj më tutje ka thënë se, “Ramush Haradinaj është kryeministri që i duhet këtij vendi, pasi sfidat janë të mëdha”.
Ai me këtë rast ka folur edhe për demarkacionin, për të cilin thotë se, “është çështje e ndjeshme, por versioni i kaluar është gabim. Duhet versioni i ri, pasi ky proces është i ndërlidhur me proceset e vizave”.