Sociologu Ibrahim Berisha, deklarimin e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Kosovën e sheh me hile.
Madje me një hile të madhe e cila ka të bëjë me copëtimin territorial të Kosovës përmes Asociacionit të komunave serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Teksti i Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me theksin ‘për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovë’, mund të jetë ndër më fatalët për tërësinë integrale dhe sovranitetin e Kosovës. ‘Të mos lejojmë që të humbasim ose dikujt t’ia dorëzojmë atë që kemi, por edhe të mos presim se do të na kthehet në dorë ajo që e kemi humbur kaherë’. Vuçiq edhe formalisht do hisen e Serbisë në Kosovë, të cilën e konfirmon se tashmë e ka dhe duhet përfunduar me procedura “demokratike”. Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për copëtimin territorial të Kosovës”, ka thënë Berisha në një status në Facebook.
Sipas Berishës, Vuçiq jo rastësisht del me këtë propozim kur kriza e bërjes së qeverisë është e dukshme dhe partia e tij në Parlamentin e Kosovës synon të maksimalizojë përfitimet që i dhurohen nga kultura bajraktare dhe provinciale e liderëve të partive të shqiptarëve.